DERMOKOZMETIKA

Përmes teknologjisë së fjalës së fundit, profesionalizmit dhe pasionit, Hemera Medical Center ju ofron të merrni rrugën më të thjeshtë dhe të sigurt drejt shëndetit perfekt.

-Lazer Dermaliksantrid (teknologjia e fundit 2019 )

Cilësia e shërbimit, paisjeve dhe kualifikimit bejnë diferencën nga konkurrenca
Siguri
Hemera Medical Center sjell teknologjinë e fjalës së fundit

– Trajtimet e fytyres (hidrafarciale, mapen gjithcka qe behet ne nje klinike nga nje specialist
dermokosmetike me shume pervoje)
Microneedling apo mikro gjilpërat e aplikuara në lëkurë shkaktojnë dëmtimin sipërfaqësor të lëkurës me qëllim rigjenerimin e saj dhe largimin e parregullsive të lëkurës. Dermapen dhe Dermaroller janë pajisje revolucionare të pajisura me një numër të madh mikro-gjilpërash të cilat realizojnë shpime të lehta në sipërfaqen e epidermës, duke ju dhuruar një lëkurë më të rinuar e të freskët.
Këto mikro shpime nxisin aftësinë rigjeneruese të vet organizmit nëpërmjet stimulimit të
prodhimit të kolagjenit dhe shtimit të elementëve ushqyes të gjakut në zonat e aplikuara.

  • Avantazhet e trajtimit me Dermapen
  • Përmirëson pamjen e rrudhave fine dhe linjave të holla të mimikës;
  • Trajton shenjat e thella post-akne;
  • Trajton alopecinë i kombinuar me ampula për trajtimin e rënies së flokëve (ndihmon në
    forcimin e bulbit);
  • Përmirëson pamjen e cicatriceve (shenjave) të mbetura pas kirurgjisë;
  • Përmirëson pamjen e strjave të lëkurës të krijuara nga humbja e elasticitetit si pasojë e lëvizjeve të shpeshta në peshë;
  • Ndihmon në minimizimin e poreve;
  • Trajton pigmentimet dhe dëmtimet e lëkurës nga dielli;
  • Përmirëson pamjen e lëkurës falë stimulimit të prodhimit të kolagjenit nga shpimet;
  • Avantazhet e trajtimit me Dermaroller
  • Përmirëson pamjen e rrudhave fine dhe linjave të holla të mimikës;
  • Trajton shenjat e thella post-akne;
  • Trajton alopecinë i kombinuar me ampula për trajtimin e rënies së flokëve (ndihmon në forcimin e bulbit);
  • Përmirëson pamjen e cicatriceve (shenjave) të mbetura pas kirurgjisë;
  • Përmirëson pamjen e strjave të lëkurës të krijuara nga humbja e elasticitetit si pasojë e lëvizjeve të shpeshta në peshë;
  • Ndihmon në minimizimin e poreve;
  • Trajton pigmentimet dhe dëmtimet e lëkurës nga dielli;
  • Përmirëson pamjen e lëkurës falë stimulimit të prodhimit të kolagjenit nga shpimet

Pastrim I thelle me Mikro-Dermoabrazion
Mikrodermabrazioni mund të ndihmojë:
Në përmirësimin e pamjes së lëkurës duke reduktuar rrudhat fine;
Në përmirësimin e dëmtimeve të hershme dhe të mesme nga dielli;
Në përmirësimin e njollave dhe shenjave sipërfaqësore të akneve;
Përmirësimin e pamjes së poreve të zgjeruara;
Nuk perdoret për rrudhat e thella apo shenjat e thella të akneve.
Mikrodermabrazion èshtë një trajtim estetik që ka për qëllim eksfoljimin e shtresave të sipërme të
lekurës dhe pastrimin e thellë të saj.
Avantazhet e trajtimit Mikrodermabrazion
Menjëherë pas trajtimit lëkura do të jetë më e lemuar, më e butë, më e pastër dhe me pamje më të
rinuar;
Pas proçedurës lëkura absorbon më mirë hidratuesit apo produktet e ndryshme që ju do të aplikoni më pas;
Redukton rrudhat fine nëse aplikohet rregullisht;
Vihet re një përmirësim i dëmtimeve të hershme dhe të mesme nga dielli;
Zbehje e njollave dhe shenjave sipërfaqësore të akneve;
Përmirësim i pamjes së poreve të zgjeruara pasi gjatë trajtimit poret ngacmohen me qëllim eliminimin e pikave të zeza dhe ndërkohë abrazioni nxit prodhimit e kolagjenit. Kombinimi i këtyre procedurave do të rezultojë në pastrimin e poreve dhe ngushtimin e tyre;
Nuk përdoret për rrudhat e thella apo shenjat e thella të akneve.

Trajtim I Akneve
Aknet janë një shqetësim jo vetëm për adoleshentët pasi gjithkush prej nesh ka ndjerë sikletin e shfaqjes së puçrrave në periudha të ndryshme të jetës. Specialistët e lëkurës pranë Klinikës HEMERA  falë eksperiencës së tyre disa vjeçare trajtojnë një spektër të gjerë të indikacioneve të lëkurës ndër të cilat edhe trajtimi i akneve. Për trajtimin e akneve sygjerohet gjithmonë një konsultë me mjeken  e cila mund t’ju sygjeroje:
Kryerjen e disa ekzaminimeve për të identifikuar gjenezën e problemit;
Ndjekjen e një terapie medikamentoze për një afat kohor të caktuar;
Kryerjen e trajtimeve estetike si për shembull ndjekja e disa seancave Peeling me qëllim përtharjen e akneve aktive dhe baktereve që ndodhen nën të dhe më pas trajtimin shenjave të akneve me Dermapen apo Dermaroller.

Trajtimet estetike që aplikohen për aknet aktive janë gjithmonë të monitoruara dhe të protokolluara nga mjekja  cila e ndjek pacientin gjatë gjithë procesit të trajtimit deri në përfundim të seancave të
rekomanduara.
Pas përfundimit të seancave të trajtimit të akneve shumica e pacientëve vazhdojnë trajtimet estetike me stafin mjekësor të Klinikës HEMERA  për largimin e shenjave dhe njollave që lënë aknet në lëkurë.
Ju mund të konsultoheni çdo ditë me Mjekë të Klinikës HEMERA  për problematika të ndryshme të
lëkurës tuaj si akne, njolla, rrudha, nishane apo për trajtime të tjera mirëmbajtje për të ruajtur
shkëlqimin dhe rininë tuaj.

HydraFacial
Quhet HydraFacial, një trajtim lëkure i projektuar që të zhvillohet në gjashtë hapa, që ndihmon për të
pastruar poret e bllokuara, inflamacionin si edhe pikat e zeza apo aknet në fytyrë.
Gjashtë hapat e HydraFacial
Ky trajtim fillon si çdo lloj  tjetër  që i bëjnë një pastrim të plotë lëkurës së fytyrës suaj. Një objekt i
veçantë me një spirale në të përdoret gjatë gjithë trajtimit. Mund të bëjë gjithçka, nga thithja e
papastërtive për të infuzuar lëkurën me përbërës të ndritshëm, tek ulja e inflamacioneve, etj.
1) Fillimisht bëhet një masazh , për të stimuluar më shumë lëkurën. Kjo nxit rrjedhjen e oksigjenit tek
qelizat dhe ndihmon në rigjallërimin e procesit natyror të lëkurës për eliminimin e toksinave.
2) Faza e ardhshme përfshin spastrimin e njëkohshëm dhe scrubin. Qelizat e vdekura të lëkurës fshihen, ndërsa një kombinim i acidit laktik dhe glukozaminës shtyn poret për të ndihmuar thellësinë e
hidratimit.
3) Hapi i tretë në proces përdoret një përzierje e fuqishme e acideve glikolike për të ndihmuar në lirimin e mbetjeve në lëkurë, çka më pas i shton ndriçimin dhe ngjyrën asaj.
4) Tani vjen pjesa kryesore e procesit: nxjerrja. Kjo është ajo ku helika spirale vishet dhe nxjerr shkopinj dhe papastërtitë e tjera nga poret. Ajo ndjehet më e butë se kurrë më parë.
5) Pas kësaj një koktej i acidit hialuronik, peptidet, antioksidantët janë futur në pore për t’a ushqyer dhe hidratuar atë.
6) Pjesa e fundit e fytyrës përfshin dritën e kuqe LED për të zvogëluar skuqjen e mbetur dhe për të
ndihmuar në rritjen e kolagjenit.

IMGL4824
              • Masoterapi dekontraktuese
              • Masazhe relaksueseAkne (Trajtim me ultratinguj. Forezë farmakologjike)
              • Drenazh Limfatik Manual

 

IMGL2542 (1)
              • Anti Celulit
              • Zona e vitheve
              • Zona e kofshëve
IMGL2575
              • Zona e krahëve
              • Zona e barkut
              • Modelim muskular
IMGL2614
              • Kriolipolizë (Tretje e lokalizuar e depozitave dhjamore)
              • Strije
              • Mikrolifting

Merrni trajtimin më të mirë