GLAUKOMA

Në përgjithësi, kjo sëmundje karakterizohet nga një ulje progresive e fushëpamjes, në pjesën periferike e më pas në pjesën qëndrore, deri sa avancon deri në verbim të plotë. Kjo ulje progresive e fushëpamjes korrespondon me dëmtimin progresiv të nervit optik (nervi që trasmeton imazhet nga syri në tru ) dhe mund të arrijn deri ne atrofi – dëmtim absolut i nervit.
Atrofia e nervit optik realizohet nga presioni i vazhdueshëm i lëngut që mbush syrin mbi fijet nervore të nervit optik

FAKTORET E RRISKUT

  • Mosha mbi 60 vjeç – kontrollet fillohen që mbi 40 vjec
  • Anamnezë familjare me glaukomë
  • Sëmundje të përgjithshme – diabet, HTA
  • Trauma te syrit, infeksione te syrit
  • Përdorim i medikamenteve – kortizoniket

TRAJTIMI
Baza e përgjithshme e terapisë së glaukomës është kontrolli i presionit intraokular ose tensionit të syrit.

Kontrolli i presionit intraokular realizohet :

  • duke ulur prodhimin e lëngjeve në brendësi të syrit
  • duke lehtësuar rrjedhjen jashtë të lëngjeve nëpërmjet këndit të syrit

Merrni trajtimin më të mirë