Hematolog

Hematologji

Hematologjia është dega e Mjekësisë Interne që trajton sëmundjet e gjakut dhe organeve që përbëjnë sistemin hematopoietik. Mjeku hematolog vlerëson klinikën e pacientit, ndryshimet laboratorike dhe radiologjike, për vendosjen e diagnozës, zbulimin e mundshëm të shkaqeve, trajtimin, monitorimin e përgjigjes ndaj mjekimit, përcaktimin e prognozës dhe nëse është e mundur parandalimin e sëmundjeve të gjakut.
Hematologët diagnostikojnë dhe trajtojnë sëmundjet e rruazave të kuqe, rruazave të bardha, trombociteve (dhe faktorëve të koagulimit), pakësimi apo rritja e tyre, beninje apo malinje, të lindura apo të fituara.

Shërbime:

Anemi të Fituara
Anemi të lindura
Hemoglobinopatitë
Limfoma
Mieloma Multiple
Leuçemia Akute dhe Kronike
Çrregullime të koagulimit
Kimioterapia/Imunoterapia
Realizimi i Biopsisë së Palcës së Kuqe të Kockave.
Realizimi i Aspirimit të Palcës së Kuqe të Kockave (Mielograma)