Mjekesi Estetike

Mjekesi Estetike

Trajtime të realizuara me profesionalizëm nga Dr.Isida Ikonomi e profilizuar në estetikë
të avancuar në Itali. Ejani në klinikë. Bisedoni me ne. Konsultohuni me mjeken. Informohuni për
materialet që përdoren, dhe vendosni vetë për mirëmbajten e pamjes tuaj.
Ju mirëpresim!

 Botox 

Botox është një nga trajtimet më të njohura dhe më efektive kundra plakjes. Trajtimi i
rrudhave me Botox bëhet për eliminimin e rrudhave si dhe për të pasur një pamje të
relaksuar të mimikave të fytyrës. Botox, është aktualisht trajtimi më i kërkuar në estetikë.
Toksina botuline e Tipit A, e njohur në kozmetikë me emrin Botox, është një substancë e cila
ndalon tejçimin e impulseve nervore tek muskujt, duke reduktuar lëvizjen e tyre dhe si
rrjedhim pakëson evidentimin e rrudhave dhe zbehjen e mimikave të fytyrës.
Botox mund të aplikohet në disa zona si:
Trajtimi i rrudhave të ballit
Trajtimi i rrudhave anash syve
Aplikimi i Botox në dekolte për zbehjen e vijave të qafës
Në sqetulla për trajtimin e djersitjes së tepërt, e njohur në mjekësi me emrin hiperhidroza.

 Terapia PRP
Trajtimi estetik jokirurgjikal kaq shumë i preferuar nga të gjithë, tashmë mund ta provoni pranë Klinikës HEMERA

falë stafit mjekësor të kualifikuar që injektojnë me profesionalizëm plazmën e gjakut tuaj për t’ju dhuruar rezultate

tepër të kënaqshme.

 Trajtimi me Filler
Terapia e acidit hyaluronic është kthyer në një alternativë tepër të kërkuar në shërbimet e trajtimeve
estetike pasi është një procedurë e sigurtë jo kirurgjikale që në mënyrë mjaft natyrale përmirëson linjat
e fytyrës dhe zbeh rrudhat. Acidi  hyaluronic ose filler sikurse e quajmë të gjithë, është një produkt me
përbërje substancën natyrale të indeve konektive të organizmit. Acidin hyaluronic e gjejmë në veçanti
në lëkurë, në kërcet e kockave, në tendinet, në paretet e aortës, në kordonin umbilikal, etj. Duke qënë
një përbërës kaq natyral, injektimi i filler në lëkurë nuk paraqet rrezik për infeksione apo inflamacione
lokale si dhe nuk kërkon të testohet në lëkurë para përdorimit. Masa të vogla të acidit hyaluronic injektohen me
gjilpëra mjaft të holla, për të nxitur rritjen e prodhimit të acidit hyaluronic nga ana e vetë lëkurës. Në
varësi të rrudhave që trajtohen, procedura e injektimit të acidit hyaluronic zgjat 20 deri në 40 minuta me
minimumin e bezdisjes për pacientin pasi stafi mjekësor aplikon krem anestetik përpara fillimit të
procedurës. Në klinikën HEMERA  trajtimet me acid hyaluronic kryhen nga mjekja  Kirurge Estetike.
Produktet që perdoren ne  Klinikën HEMERA   janë të një cilësie të lartë, tëcilat mjekja i zgjedh me kujdes  per cdo pacient.

 Transplanti i Flokëve
Ekskluzivisht mjekët më të mirë të specializuar në teknikat më të fundit trikologjike, tashmë
janë pjesë e Klinikës HEMERA dhe kryejnë mikro auto-transplantin e flokëve me teknika të
avancuara të mbjelljes së flokëve.

Dr. Isida Konomi, specializuar në fushën e mjeksisë dhe kirurgjisë estetike, vjen ekskluzivisht nga Italia në datën 5 deri në 9 Korrik 2021 në Klinikën “Hemera”.

Doktoresh Isida me profesionalizmim e saj, do ju japi vetbesimin që ju ka munguar me shërbimet si:

◽FILLER

◽BOTOX

◽PLASMA

◽MESOTERAPI

◽OMNIA SYSTEM GMV

◽PROBLEME FYTYRE, AKNESH

◽TRAJTIME TË TRUPIT, HEQJE NISHANESH

◽KIRURGJI PLASTIKE, etj.

Rezervoni konsultë tuaj “Falas” në nr: 📲069 33 73 337.