NDËRHYRJE E SYVE

NDËRHYRJE E SYVE

Janë perde që veshin sytë, por që nuk shkaktojnë dhimbje. Për shkak se ato bllokojnë kalimin e dritës, e bëjnë të vështirë të shikuarit qartë dhe madje me kalimin e kohës mund të shkaktojnë edhe verbim. Kataraktet janë progresive, që do të thotë se ato përkeqësohen me kalimin e kohës. Shumica e rasteve ndodhin te të moshuarit, por nganjëherë, ato mund të shfaqen edhe te të rinjtë. Për të diagnostikuar kataraktin, ju duhet të bëni një kontroll të syrit, ku testohet se deri në ç’gjendje mund të jetë dëmtuar shikimi. Në varësi të rezultateve që do të dalin nga vizita, mjeku do të përcaktojë nëse shikimi juaj mund të korrigjohet deri në një nivel të pranueshëm nëpërmjet vendosjes së syzeve, apo nëse do të jetë e nevojshme ndërhyrja me operacion. Në vijim, mjekja Ilda Xhelili, tregon se nga se shkaktohet sëmundja, simptomat dalluese dhe trajtimi që duhet të ndiqni Gjatë këtij operacioni, pas largimit të kataraktës, vendoset lente intraokulare (brenda në sy) me të cilën personi mund të shikoje në largësi apo në afërsi. Kur duhet të operohet katarakta? Për kohën e operacionit të kataraktës vendos pacienti së bashku me mjekun. Por, duhet pasur parasysh që me metodat bashkëkohore të operacionit, është shumë më mirë dhe më lehtë që perdja e syrit apo katarakta të operohet para se të turbullohet plotesisht. Në Hemera Medical Center operacioni i kataraktes kryhet me lazer me metodën dhe me teknologjinë më të fundit.