Sherbime Estetike

Kirurgjia estetike hyn në ato kirurgji që janë më shumë zgjedhje personale dhe si e tillë kjo kirurgji kategorizohet si preferenciale që ndikon në përmirësimin e pamjes fizike për qëllime estetike. Personat që mendojnë të përmirsojnë pamjen e tyre duhet së pari të konsultohen tek mjekët për mendime profesionale para se t’i nënshtrohen procedurave estetike. Përmirësimi që synohet të arrihet nëpërmjet ndërhyrjeve të tilla mendohet të kontribuoj pozitivisht në gjendjen emocionale të pacientëve.

Të gjitha trajtime të realizuara me profesionalizëm nga Dr.Isida Ikonomi e profilizuar në estetikë
të avancuar në Itali. Eja në klinikë. Bisedo me ne. Konsultohu me mjeken. Informohu për
materialet që përdoren, dhe vendosni vetë për mirëmbajten e pamjes tuaj.
Ju mirëpresim!

 Botox është një nga trajtimet më të njohura dhe më efektive kundra plakjes. Trajtimi i
rrudhave me Botox bëhet për eliminimin e rrudhave si dhe për të pasur një pamje të
relaksuar të mimikave të fytyrës. Botox, është aktualisht trajtimi më i kërkuar në estetikë.
Toksina botuline e Tipit A, e njohur në kozmetikë me emrin Botox, është një substancë e cila
ndalon tejçimin e impulseve nervore tek muskujt, duke reduktuar lëvizjen e tyre dhe si
rrjedhim pakëson evidentimin e rrudhave dhe zbehjen e mimikave të fytyrës.
Botox mund të aplikohet në disa zona si:
Trajtimin e rrudhave të ballit
Trajtimin e rrudhave anash syve
Aplikimi i Botox në dekolte për zbehjen e vijave të qafës.
Në sqetulla për trajtimin e djersitjes së tepërt, e njohur në mjekësi me emrin hiperhidroza.
 Terapia PRP
Trajtimin estetik jokirurgjikal kaq shumë i preferuar nga te
gjithe , tashmë mund ta provoni

pranë Klinikës HEMERA falë stafit mjekësor të kualifikuar
që injektojnë me profesionalizëm
plazmën e gjakut tuaj për t’ju dhuruar rezultate tepër të
kënaqshme
 Trajtimet me Filler
Terapia e acidit hyaluronic është kthyer në një alternativë tepër të kërkuar në shërbimet e trajtimeve
estetike pasi është një procedurë e sigurtë jo kirurgjikale që në mënyrë mjaft natyrale përmirëson linjat
e fytyrës dhe zbeh rrudhat. Acidi hialuronik ose filler sikurse e quajmë të gjithë, është një produkt me
përbërje substancën natyrale të indeve konektive të organizmit. Acidin hyaluronic e gjejmë në veçanti
në lëkurë, në kërcet e kockave, në tendinet, në paretet e aortës, në kordonin umbilikal, etj. Duke qënë
një përbërës kaq natyral, injektimi I filler në lëkurë nuk paraqet rrezik për infeksione apo infiamacione
lokale si dhe nuk kërkon të testohet në lëkurë para përdorimit. Masa të vogla të acidit injektohen me
gjilpëra mjaft të holla, për të nxitur rritjen e prodhimit të acidit hyaluronic nga ana e vetë lëkurës. Në
varësi të rrudhave që trajtohen, procedura e injektimit të acidit hyaluronic zgjat 20 deri në 40 minuta me
minimumin e bezdisjes për pacientin pasi stafi mjekësor aplikon krem anestetik përpara fillimit të
procedurës. Në klinikën HEMERA  trajtimet me acid hyaluronic kryhen nga mjekja  Kirurge Estetike .
Produktet që perdoren ne  Klinikën HEMERA  përdorin gjatë injektimeve janë te nje cilesie te lartë , të
cilat mjekja i zgjedh me kujdes  per cdo pacient.
 Transplanti I flokeve
Ekskluzivisht mjekët më të mirë të specializuar në teknikat më të fundit trikologjike, tashmë
janë pjesë e Klinikës HEMERA dhe kryejnë mikro auto-transplantin e flokëve me teknika të
avancuara të mbjelljes se flokëve.


 

Trajtimet e fytyres (hidrafarciale, mapen gjithcka qe behet ne nje klinike nga nje specialist
dermokosmetike me shume pervoje)
Microneedling apo mikro gjilpërat e aplikuara në lëkurë shkaktojnë dëmtimin sipërfaqësor të lëkurës me
qëllim rigjenerimin e saj dhe largimin e parregullsive të lëkurës. Dermapen dhe Dermaroller janë pajisje
revolucionare të pajisura me një numër të madh mikro-gjilpërash të cilat realizojnë shpime të lehta në
sipërfaqen e epidermës, duke ju dhuruar një lëkurë më të rinuar e të freskët.
Këto mikro shpime nxisin aftësinë rigjeneruese të vet organizmit nëpërmjet stimulimit të
prodhimit të kolagjenit dhe shtimit të elementëve ushqyes të gjakut në zonat e aplikuara.

 Avantazhet e trajtimit me Dermapen
 Përmirëson pamjen e rrudhave fine dhe linjave të holla të mimikës;
 Trajton shenjat e thella post-akne;
 Trajton alopecinë i kombinuar me ampula për trajtimin e rënies së flokëve (ndihmon në
forcimin e bulbit);
 Përmirëson pamjen e cicatriceve (shenjave) të mbetura pas kirurgjisë;
 Përmirëson pamjen e strjave të lëkurës të krijuara nga humbja e elasticitetit si pasojë e
lëvizjeve të shpeshta në peshë;
 Ndihmon në minimizimin e poreve;
 Trajton pigmentimet dhe dëmtimet e lëkurës nga dielli;
 Përmirëson pamjen e lëkurës falë stimulimit të prodhimit të kolagjenit nga shpimet;

 Avantazhet e trajtimit me Dermaroller
 Përmirëson pamjen e rrudhave fine dhe linjave të holla të mimikës;
 Trajton shenjat e thella post-akne;
 Trajton alopecinë i kombinuar me ampula për trajtimin e rënies së flokëve (ndihmon në
forcimin e bulbit);
 Përmirëson pamjen e cicatriceve (shenjave) të mbetura pas kirurgjisë;
 Përmirëson pamjen e strjave të lëkurës të krijuara nga humbja e elasticitetit si pasojë e
lëvizjeve të shpeshta në peshë;
 Ndihmon në minimizimin e poreve;
 Trajton pigmentimet dhe dëmtimet e lëkurës nga dielli;

 Përmirëson pamjen e lëkurës falë stimulimit të prodhimit të kolagjenit nga shpimet

 Pastrim I thelle me Mikro-Dermoabrazion
Mikrodermabrazioni mund të ndihmojë:
Në përmirësimin e pamjes së lëkurës duke reduktuar rrudhat fine;
Në përmirësimin e dëmtimeve të hershme dhe të mesme nga dielli;
Në përmirësimin e njollave dhe shenjave sipërfaqësore të akneve;
Përmirësimin e pamjes së poreve të zgjeruara;
Nuk perdoret për rrudhat e thella apo shenjat e thella të akneve.
Mikrodermabrazion èshtë një trajtim estetik që ka për qëllim eksfoljimin e shtresave të sipërme të
lekurës dhe pastrimin e thellë të saj.
Avantazhet e trajtimit Mikrodermabrazion
Menjëherë pas trajtimit lëkura do të jetë më e lemuar, më e butë, më e pastër dhe me pamje më të
rinuar;
Pas proçedurës lëkura absorbon më mirë hidratuesit apo produktet e ndryshme që ju do të aplikoni më
pas;
Redukton rrudhat fine nëse aplikohet rregullisht;
Vihet re një përmirësim i dëmtimeve të hershme dhe të mesme nga dielli;
Zbehje e njollave dhe shenjave sipërfaqësore të akneve;
Përmirësim i pamjes së poreve të zgjeruara pasi gjatë trajtimit poret ngacmohen me qëllim eliminimin e
pikave të zeza dhe ndërkohë abrazioni nxit prodhimit e kolagjenit. Kombinimi i këtyre procedurave do të
rezultojë në pastrimin e poreve dhe ngushtimin e tyre;
Nuk përdoret për rrudhat e thella apo shenjat e thella të akneve.
 Trajtim I Akneve
Aknet janë një shqetësim jo vetëm për adoleshentët pasi gjithkush prej nesh ka ndjerë sikletin e shfaqjes
së puçrrave në periudha të ndryshme të jetës. Specialistët e lëkurës pranë Klinikës HEMERA  falë
eksperiencës së tyre disa vjeçare trajtojnë një spektër të gjerë të indikacioneve të lëkurës ndër të cilat
edhe trajtimi i akneve. Për trajtimin e akneve sygjerohet gjithmonë një konsultë me mjeken  e cila mund
t’ju sygjeroje:
Kryerjen e disa ekzaminimeve për të identifikuar gjenezën e problemit;
Ndjekjen e një terapie medikamentoze për një afat kohor të caktuar;
Kryerjen e trajtimeve estetike si për shembull ndjekja e disa seancave Peeling me qëllim përtharjen
e akneve aktive dhe baktereve që ndodhen nën të dhe më pas trajtimin shenjave
të akneve me Dermapen apo Dermaroller.

Trajtimet estetike që aplikohen për aknet aktive janë gjithmonë të monitoruara dhe të protokolluara nga
mjekja  cila e ndjek pacientin gjatë gjithë procesit të trajtimit deri në përfundim të seancave të
rekomanduara.
Pas përfundimit të seancave të trajtimit të akneve shumica e pacientëve vazhdojnë trajtimet estetike me
stafin mjekësor të Klinikës HEMERA  për largimin e shenjave dhe njollave që lënë aknet në lëkurë.
Ju mund të konsultoheni çdo ditë me Mjekë të Klinikës HEMERA  për problematika të ndryshme të
lëkurës tuaj si akne, njolla, rrudha, nishane apo për trajtime të tjera mirëmbajtje për të ruajtur
shkëlqimin dhe rininë tuaj.

 HydraFacial
Quhet HydraFacial, një trajtim lëkure i projektuar që të zhvillohet në gjashtë hapa, që ndihmon për të
pastruar poret e bllokuara, inflamacionin si edhe pikat e zeza apo aknet në fytyrë.
Gjashtë hapat e HydraFacial
Ky trajtim fillon si çdo lloj  tjetër  që i bëjnë një pastrim të plotë lëkurës së fytyrës suaj. Një objekt i
veçantë me një spirale në të përdoret gjatë gjithë trajtimit. Mund të bëjë gjithçka, nga thithja e
papastërtive për të infuzuar lëkurën me përbërës të ndritshëm, tek ulja e inflamacioneve, etj.
1) Fillimisht bëhet një masazh , për të stimuluar më shumë lëkurën. Kjo nxit rrjedhjen e oksigjenit tek
qelizat dhe ndihmon në rigjallërimin e procesit natyror të lëkurës për eliminimin e toksinave.
2) Faza e ardhshme përfshin spastrimin e njëkohshëm dhe scrubin. Qelizat e vdekura të lëkurës fshihen,
ndërsa një kombinim i acidit laktik dhe glukozaminës shtyn poret për të ndihmuar thellësinë e
hidratimit.
3) Hapi i tretë në proces përdoret një përzierje e fuqishme e acideve glikolike për të ndihmuar në lirimin
e mbetjeve në lëkurë, çka më pas i shton ndriçimin dhe ngjyrën asaj.
4) Tani vjen pjesa kryesore e procesit: nxjerrja. Kjo është ajo ku helika spirale vishet dhe nxjerr shkopinj
dhe papastërtitë e tjera nga poret. Ajo ndjehet më e butë se kurrë më parë.
5) Pas kësaj një koktej i acidit hialuronik, peptidet, antioksidantët janë futur në pore për t’a ushqyer dhe
hidratuar atë.
6) Pjesa e fundit e fytyrës përfshin dritën e kuqe LED për të zvogëluar skuqjen e mbetur dhe për të
ndihmuar në rritjen e kolagjenit.

-Trajtimet e trupit

 Anti Celulit
 Lipolizë (Tretje e lokalizuar e depozitave dhjamore)
o Zona e barkut
o Zona e vitheve
o Zona e kofshëve
o Zona e krahëve
 Strijet
 Masoterapi dekontraktuese
 Masazhe me gurë vullkanik
 Masazhe relaksuese
 Mikrolifting
 Modelim muskular
 Akne (Trajtim me ultratinguj. Forezë farmakologjike)
 Drenazh Limfatik Manual