Hemera Medical Center
Abdominoplastika
From $119
Informacioni i Kontaktit
Rruga Ibrahim Kodra, Tiranë 1001, Albania
+355693373337
ABDOMINOPLASTIKA– Rimodelimi i barkut
Abdominoplastika ose Miniabdominoplastika ështe një ndërhyrje kirurgjikale që ka për qëllim tërheqjen e lëkurës së varur të barkut. Përgjithësisht Abdominoplastika rekomandohet të kryhet e kombinuar edhe me operacionin e Liposucionit që është heqja e dhjamit në zonën e barkut, për te kontuaruar zonën e belit.
Gjithashtu Abdominoplastika rekomandohet në rastet e diastazës së muskujve të barkut për ti rivendosur në formën e tyre origjinale.
Abdominoplastika është një ndërhryje më invazive dhe lë një cicatrice më të madhe në pjesën fundore të barkut, ndërsa Miniabdominoplastika është më pak invazive dhe ka një cicatrice më të shkurtër. Kjo cicatrice është pothuajse e ngjashme me atë të lindjes cezariane dhe lehtësisht mbulohet me veshmbathje apo bikini.
Kohëzgjatja e operacionit përcaktohet në varësi të planit operator të referuar nga kirurgu dhe operacion kryhet nën efektin e anestezisë totale.
Rezultati përfundimtar që arrihet pas operacionit është një bark më I bukur estetikisht, pasi vepron drejtpërdrejt në siluetë, duke nxjerrë në pah vijën e belit dhe duke dobësuar figurën në përgjithësi.
Koha e rekuperimit varion rreth 12-14 ditë dhe gjatë kesaj kohë stafi ynë mjekësor do të kujdeset që rekuperimi për ju të jetë sa më i lehtë dhe më i shpejtë.
Rezervoni një takim