Hemera Medical Center

Lifting i Krahëve

Kontrollet diagnostike premium
Pajisjet më të fundit
Analiza të thelluara
Niveli më i lartë i saktësisë

From $119

Informacioni i Kontaktit

Rruga Ibrahim Kodra, Tiranë 1001, Albania

+355693373337

LIFTING I KRAHEVE – Heqja e lëkurës së varur në zonën e krahëve

Lifting i Krahëve është një ndërhyje kirurgjikale e cila bën të mundur heqjen e lëkurës së varur në zonën e krahëve.

Lëkura e varur përgjithësisht formohet për shkak të moshës,për shkak të ndryshimeve drastike ne peshë, kur lëkura humb elasticitetin e saj.

Kryerja e aktivitetve fizike nuk bën të mundur eleminimin e lëkurës së varur, përvecse forcon muskujt, në këtë rast specialistët e Klinikës Hemera ju rekomandojnë interventin kirurgjikal te rimodelimit te krahëve.

Përgjithësisht Lifting i Krahëve kombinohet edhe me operacionin e Liposucionit që është heqja e dhjamit në zonën e krahëve për të pasur një formë sa më perfekte të krahëve.

Operacioni kryhet nën efektin e anestezisë totale dhe zgjat rreth 2 orë. Prerja realizohet në pjesen e brendshme të krahut duke filluar nga brrylli dhe mund të zgjatet deri tek sqetulla. Kjo cicatrice me kalimin e kohës zbehet duke marrë ngjyrën e lëkurës, por nuk eleminohet.

Pas operacionit stafi mjekësor i klinikës Hemera do të ju pajisi me një korse e cila mban shtrënguar zonën e krahëve dhe rekomandohet të mbahet për rreth 3-javë.

Koha e rekuperimit varion rreth 12-14 ditë dhe gjatë kesaj kohë stafi ynë mjekësor do të kujdeset që rekuperimi për ju të jetë sa më i lehtë dhe më i shpejtë.

Rezervoni një takim

Na kontaktoni për të rezervuar nje vizite!