Hemera Medical Center
Dermatoskopi
Kontrollet diagnostike premium
Pajisjet më të fundit
Analiza të thelluara
Niveli më i lartë i saktësisë
From $119
Informacioni i Kontaktit
Rruga Ibrahim Kodra, Tiranë 1001, Albania
+355693373337

DERMATOSKOPI
Dermatoskopia është një teknikë joinvazive që përdor një lente zmadhuese për të vëzhguar karakteristika morfologjike të epidermës dhe dermës së sipërme, të cilat nuk mund të shihen
me sy të lirë. Kjo teknike ndihmon:
- Në diagnostikimin e hershëm të karcinomës kutane agresive të njohur si melanoma
- Në diferencimin e lezioneve melanocitike malinje nga ato melanocitike jo malinje, lezionet vaskulare, keratoza seborrhoike, karcinoma kutane bazoqelizore e spinoqelizore
- Në planifikimet e duhura per kryerjen e interventeve kirurgjikale
- Në shmangien e kryerjes së biopsive apo kirurgjive kutane të panevojshme
- Në ndjekjen ne vazhdim (follow –up) te pacienteve me shume nishane
- Në diagnostikimin e shume semundjeve kutane si: ato inflamatore akute apo kronike (Lichen, psoriasis, rosacea), infective- virale( molusc contagious, wart) parazitare (tungiasis, scabies, pediculosis) si edhe per ekzaminim te scalpit dhe thonjve etj.
Rezervoni një takim