Alergolog

Alergolog

Alergologjia është një specialitet që merret me parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve alergjike, patologji këto me ndërmjetësi imunologjike me shkak hipersensibilitetin ndaj alergenëve ajrorë, ushqimorë, medikamentozë dhe të kontaktit, ku përfshihen:
Astma Bronkiale
Riniti Alergjik
Anafilaksia
Urtikaria
Angioedema
Dermatiti Atopik
Dermatiti i Kontaktit
Alergjia Ushqimore
Reaksionet Medikamentoze etj.
Trajtimi i sëmundjeve alergjike kryhet nëpërmjet:

Edukimit të pacientit rreth evitimit të agjentit shkaktar të simptomave alergjike
Mjekim medikamentoz për patologjitë përkatese, edukimi për përdorimin e tyre
Imunoterapia alergen specifike (vaksinimi), apo trajtimi desensibilizues për pacientë të cilët kanë rezultuar sensibël ndaj alergenëve të testuar me ekzaminime laboratorike dhe në lëkurë, i cili trajton sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes dhe parandalon Astmën Bronkiale.