MASTOPLASTICA ADDITIVA – Zmadhim I gjoksit me Protezë

Një gjoks shumë I vogël ose I zbrazur pas një shtatëzanie, ose një humbje e madhe në peshë. Një dekolte e relaksuar për shkak të moshës ose një asimetri e theksuar midis dy gjinjve, janë disa nga arsyet se përse femrat zgjedhin të rimodelojnë gjoksin, për ti dhënë një pamje sa më tërheqëse dhe duke shtuar kështu tek vetja ndjesinë e feminilitetit.

 

Zmadhimi I gjoksit realizohet në dy mënyra.

Zmadhimi I Gjoksit me Protezë – Operacioni konsiston në futjen e një proteze nën muskulin pectoral. Teknika quhet Dual Plain.Protezat që ne përdorim përbëhen nga një shtresë silikoni e cila përmban një xhel gjysmë të lëngshëm silikoni brenda dhe i përkasin markës Mentor që është një markë e njohur ndërkombëtarisht.

Përsa i përket formës, ka proteza të rrumbullakëta dhe proteza “anatomike” ose ndryshe pike loti, me formë më natyrale.

Implantet e gjoksit që përdorin kirurgët e Klinikës Hemera janë proteza me garanci të përjetshme, pra nuk është e nevojshme që ato të zëvendësohen pas një kohe të caktuar.

 

Gjithmonë kryhet një konsultë paraprake me specialistët tanë për të përcaktuar formën e protezave dhe madhësinë  për të garantuar rezultatet e dëshiruara.

Operacioni kryhet nën efektin e anestezisë totale dhe zgjat rreth 60 – 90minuta. Një natë qëndrohet në spital nën kujdesin e stafit mjekësor.

 

Zmadhim I gjoksit me Lipofilling  ështëinjektim I dhjamit në gjoks. Kjo është një  opsion për të gjithë ata pacient të cilët nuk dëshirojnë vendosjen e protezës. Zmadhimi I gjoksit me dhjam është një rezultat I përkohshem, pasi 50% e dhjamit që injektohet absorbohet, pra ikën që në muajin e pare dhe pjesa tjetër mbetet permanente.

Stafi ynë mjekësor do të ju japi të gjitha rekomandimet e nevojshme dhe do të jeni nën përkujdesjen tonë deri në rekuperim të plotë.

Merrni sherbimin me te mire!