LIFTING I KOFSHEVE – Heqja e lëkurës së varur të kofshëve

Ndërhyrja Kirurgjikale Lifting i kofshëve është një operacion që bën të mundur tërheqjen e lëkurës së kofshëve, për ti tonifikuar, për të rritur elasticitetindhe për të eliminuar inflamacionin dhe shqetësimin e shkaktuar nga fërkimi në pjesën e brendshme të kofshëve.

Ky operacion konsiston në tërheqjen e lëkurës dhe dhjamit të tepërt në zonën e brendshme të kofshëve.

 

Lëkura e varur mund të shkaktohet për shkak të moshës, humbje e konsiderueshme e peshës apo shtatzanisë.Kryerja e ushtrimeve fizike përtrajtimin e kësaj problematike mund të forcojë muskujt e pjesës së brendshme të kofshëve por nuk mund të elIminojë lëkurën e tepërt.

 

Operacioni nuk rekomandohet në rast obeziteti, duhet paraprakisht të humbni disa kile, kur jeni duke marrë terapi me antikoagulantë apo gjatë shtatzanisë.

 

Interventi Lifting i Kofshëve kryhet në anestezi totale dhe zgjat rreth 2-2.5 orë.

Cicatricja e operacionit të rimodelimit të kofshëve është në zonën e brendshme të kofshëve dhe zgjatet deri në zonën afër bikinit. Me kalimin e kohës kjo shenjë zbehet, merr ngjyrën e lëkurës, por nuk eleminohet.

 

Pas operacionit stafi mjekësor i klinikës Hemera do të ju pajisi me një korse elastike e cila ka për qëllim të mbaj shtrënguar shtrënguar kofshët me qëllim minimizimin e enjtjeve në zonën ku është kryer ndërhyrja.

 

Koha e shërimit pas operacionit lifting i kofshëve është rreth 2 javë.

Ju do të jeni gjithmonë në ndjekje nga stafi ynë mjekësor deri në rekuperim të plotë.

Merrni sherbimin me te mire!