RINOPLASTIKA – Rimodelimi Estetik i Hundës

Rinoplastika ose rimodelimi i Hundës ështe një ndër interventet që ndryshon pamjen dhe profilin e fytyrës tuaj.

Është teknikisht e vështirë të arrihen rezultate të shkëlqyera në mënyrë të vazhdueshme  dhe për këtë arsye duhet zgjedhur një kirurg me përvojë.

Në Klinikën Hemera ju do të gjeni kirurg italian ORL (Otorinolaringolog) I cili garanton rezultat estetik në harmoni me tiparet e tjera të fytyrës dhe gjithashtu përmirësim të anës funksionale të hundës.

Rimodelimi i hundës mund të realizohet në dy teknika ”e hapur” ose “e mbyllur”. Falë përvojës shumë vjecare kirurgët tanë realizojnë me sukses të dyja teknikat.

 

Gjatë operacionit kirurgu trajton të gjitha problematikat në lidhje me hundën, që mund te jenë riformimi i majës ose vrimave të hundës, drejtimi i septumit, rimodelimi i gungës dhe përmirësimi i frymëmarrjes.

 

Qëllimi ynë është të realizohet një rezultat që është në harmoni me tiparet e tjera të fytyrës pasi çdo fytyrë është unike, ka strukturën e saj dhe çdo ndërhyrje kirurgjikale duhet të planifikohet në bazë të kësaj strukture.

Operacioni i rimodelimit estetik dhe funksional të hundës kryhet në anestezi totale pra, pacienti është në gjumë gjatë kohëzgjatjes së operacionit.

 

Rekuperimi pas operacionit është i shpejtë, nevojiten rreth 8-9 ditë për të mbyllur të gjitha mjekimet post-opertore dhe më pas jeni të lirë të vazhdoni rutinën tuaj.

 

Megjithatë për të parë rezultatin final nevojiten 6 – 12 muaj.

Merrni sherbimin me te mire!