LIFTING I GJOKSIT – Ngritja e gjoksit

Interventi kirurgjikal i ngritjes së gjoksit kryhet në rastet kur gjoksi humbet fortësinë e tij dhe varet për shkak të moshës, humbje ose shtim të dukshëm dhe të papritur të peshës, shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji.

Gjoksi ndryshon në tre kënvështrime: në pozicion, vëllim dhe përmasa, fatmirësisht këto ndryshime nuk përbejme shqetësime shëndetësore, pervecse estetike.

Operacioni Lifting i gjoksit nuk ka për qëllim zmadhimin e gjoksit apo zvogëlimin e tij,por bën të mundur ngritjen e gjoksit duke i dhënë forma të rregullta. Nëse ju deshironi që pervec ngiritjes të rrisni edhe volumin e gjoksit, pastjeter që kjo ndërhyrje mund të kryhet e kombinuar edhe me operacionin e zmadhimit të gjoksit që konsiston ne vendosjen e protezës apo injektimin e dhjamit.

 

Gjatë operacionit Lifting i gjoskit mund të jetë e nevojshme të kryhet edhe zvogëlimi i Areolës, e cila është zona me pigment të errët përreth mamelës (thithkës) së gjoksit.

 

Operacioni kryhet nën efektin e anestezisë totale dhe zgjat rreth 2.5 orë.

Pas operacionit mbetet nje cicatrice në formë _I_ e cila me kalimin e kohës zbehet dhe merr ngjyrën e lëkurës, por nuk eleminohet.

 

Pas operacionit stafi do ju pajisë me reçipeta kirurgjikale të cilat janë të përshtatshme të vishen gjatë shërimit.

 

Specialistët e klinikës tonë do të jenë gjithmonë në dispozicionin tuaj duke u kujdesur që rekuperimi për ju të jetë sa më i lehtë dhe më i shpejtë.

Merrni sherbimin me te mire!