MENTOPLASTIKA – Rimodelimi i Mjekrës

Mentoplastika është procedura kirurgjikale që shërben për të riformuar formën e mjekrës.

 

Mentoplastika, si çdo operacion tjetër i kirurgjisë plastike, mund të kryhet si për arsye funksionale, pra për rikonstruksione të mjekrës pas aksidenteve ose keqformimeve gjenetike, ose për arsye thjesht estetike (mentoplastika estetike).

Operacioni I rimodelimit të mjekrës synon të ndryshojë formën e mjekrës për t’i dhënë fytyrës një pamje më harmonike, në përputhje me tiparet e tjera të fytyrës.

 

Rimodelimi i mjekrës kryhet për të zmadhuar apo për të zvogëluar mjekrën. Në rastet kur pacienti ka mejkrën të dalë jashtë profillit të fytyrës, kirurgu sugjeron Zvogëlimin e Mjekrës, një ndërhyrje që zgjat rreth 60 minuta dhe kryhet nën efektin e anestezisë totale.

 

Ndersa ne rastet kur pacientin e shqetëson mjekra e futur brenda, kirurgu sugjeron vendosjen e protezës në mjekër ose injektim të dhjamit apo acidit hialuronik (filler).

 

Operacioni i zmadhimit të mjekrës me protezë është një zgjidhje e përhershme, pasi rezultati është permanent. Ndërsa zmadhimi i mjekrës me dhjam apo acid hialuronik ka një rezultat më afatshkurtër, por është më pak impenjative për pacientin.

 

Pas operacionit nuk mbeten shenja,  pasi prerja bëhet në mishrat e dhëmbëve të poshtëm të gojës duke krijuar një hapësirë për mbajtjen e implantit të vendosur mbi kockën e poshtme të nofullës.

 

Pas operacionit ju do të mbani një fasho për 3-4 ditë dhe do të ndjeni dhimbje të lehta. Stafi ynë mjekësor do të ju rekomandojë medikamentet kundër dhimbjeve.

Gjatë kohës së rekuperimit këshillohet përdorimi i një diete ushqimore të lëngshme. Edemat zgjasin për disa ditë, në varësi të reagimit individual, por pas rekuperimit të plotë fytyra juaj do të ketë një profil ndryshe.

 

Për cdo shqetësim stafi i klinikës Hemra do të jetë në shërbimin tuaj!

Merrni sherbimin me te mire!