LIFTING I FYTYRES

Lifting i Fytyrës është një operacion që bën të mundur tërheqjen e lëkurës së fytyrës dhe qafës, duke korrigjuar defektet estetike të krijuara nga mosha.

Gjatë operacionit lifting i fytyrës, kirurgu ndjek linjat natyrale të fytyrës me qëllim tendosjen e lëkurës për të arritur minimizimin e rrudhave të fytyrës. Operacioni mund të kryhet ose I plotë që është Lifting Total i Fytyrës dhe Qafës ose i Pjesshëm që është Mini- Lifting.

Për të arritur rezultatet e dëshiruara, ndërhyrja kirurgjikale lifting i fytyrës mund të shoqërohet edhe me Blefaroplastika që është rimodelimi i qepallave të syve dhe Lipofilling që është injektimi i dhjamit në pjesën poshtë syve, mimikat e buzëqeshjes, mollëzat apo buzët për t’i dhënë fytyrës më shumë volum dhe shkëlqim.

Operacioni kryhet në anestezi totale dhe zgjat rreth 4-5 orë  në varësi të planit operator të referuar nga kirurgu. Rekoamndohet që pacienti të qëndrojë një natë në spital nën perkujdesjen e stafit mjekësor. Rekuperimi është i shpejtë dhe edemat përgjithësisht largohen që ne javën e parë.

Shenjat ose Cicatricet bëhen në zona që janë të padukshme në sy të lirë dhe mund të mbulohen nga flokët. Me kalimin e kohës këto shenja zbehen dhe marrin ngjyrën e lëkurës.

Ju do të jeni gjithmonë në ndjekje nga stafi ynë mjekësor deri në rekuperim të plotë.

Merrni sherbimin me te mire!