BUCCAL FAT PAD – Heqja e dhjamit nga faqet

Cfarë është Buccal Fat? Sasia yndyrore që  ndodhet midis mollëzave dhe kockave të nofullës që ndihmojnë në formimin e formës së fytyrës.Të gjithë kanë yndyrë bukale, por disa njerëz kanë më shumë se të tjerët. Për këtë arsye rekomandohet Buccal Fat Pad për të konturuar fytyrën për një pamje sa më elegante.

Heqja e dhjamit bukal është një operacion për të hequr yndyrën në këtë zonë të fytyrës tuaj. Heqja e kësaj yndyre mund të nxjerrë në pah strukturën e kockave në fytyrën tuaj, veçanërisht mollëzat.

Eshtë nje operacion minikiirurgjikal realtivisht i lehtë që kryhet nën efektin e anestezisë lokale me sedacion dhe zgjat rreth 30 minuta.

Ky operacion realizohet nëpërmjet një incizioni të vogël në pjesën e brendshme të faqeve dhe rekuperimi është shumë i shpejtë. Pas operacionit nuk mbetet asnje shenjë, pasi ndërhyrja realizohet në pjesën e brendshme të faqeve.

Gjatë kohës së rekuperimit këshillohet përdorimi i një diete ushqimore të lëngshme dhe shmangia e ushqimeve të nxehta.

 

Për të arritur një pamje sa më elegante të fytyrës rekomandohet që ky operacion të shoqërohet edhe me injektimin e dhjamit ne mollëza, ose heqjen e dhjamit ne zonën e gushës.

Rezultati është I dukshëm menjëherë pas periudhës së shërimit.

 

Ju do të jeni gjithmonë në ndjekje nga stafi ynë mjekësor deri në rekuperim të plotë.

Merrni sherbimin me te mire!