GJINEKOMASTIA – Zvogëlimi i gjoksit tek meshkujt

Gjinekomasti ose ndryshe Zvogëlimi i gjoksit te meshkujt është një ndërhyrje kirurgjikale e cila realizohet në rastet kur gjoksi ka zhvillim të tepërt tek meshkujt.

 

Përgjithësisht, bashkëjetesa e vështirë me këtë patologji përkthehet në çrregullime sociale dhe seksuale. Problemi është aq i ndjerë sa është rritur ndjeshëm numri i meshkujve që i janë nënshtruar këtij operacioni vitet e fundit.

 

Gjithashtu gjinekomastia vërehet edhe tek meshkujt që kanë humbur shumë në peshë. Edhe pse ushtrimet fizike mund të ndihmojnë, lëkura varet shumë ndaj në këto kushte rekomandohet ndërhyrja kirurgjikale për rimodelimin e gjoksit për t’i dhënë gjoksit mashkullor një pamje të tonifikuar me linja të rregullta.

 

Interventi kryhet nën efektin e anestezise totale dhe zgjat rreth 1.5 orë.

Rekuperimi është i shpejtë dhe i lehtë për pacientin.

 

Prerja gajtë operacionit në përgjithësi kryhet rreth Aureolës duke mos lënë shenja/ cicatrice të dukshme.

Pas operacionit stafi mjekësor i klinikës Hemera do të ju pajisi me një korse e cila mban shtrënguar zonën e kraharorit dhe rekomandohet të mbahet për rreth 3-javë.

 

Koha e rekuperimit varion rreth 8-10 ditë dhe gjatë kesaj kohë stafi ynë mjekësor do të kujdeset që rekuperimi për ju të jetë sa më i lehtë dhe më i shpejtë.

Merrni sherbimin me te mire!