LIPOSUCION – Heqja e dhjamit

Liposucioni është një procedurë kirurgjikale që bën të mundur aspirimin dhe eliminimin e dhjamit sëtrupit në zona të veçanta, si p.sh: barku, ijet, kofshët, gjunjtë, krahët, gusha, vithet, fundshpina.

Ky intervent ju lejon të konturoni format në zona të caktuara të trupit apo edhe trupit në përgjithësi. Rezultatet e Liposucionit janë të dukshme që në muajin e parë pas ndërhyrjes.

Rezulatati është i qëndrueshëm, por duhet gjithmonë të mbani trupin në një peshë trupore të përshtatshme.

 

“Liposuzioni nuk është një metodë e përshtatshme për tu dobësuar.Qëllimi i tij është konturimi i formave perfekte të trupit.”

 

Pas Liposucionit rekomandohet një dietë me synim për të reduktuar masën yndyrore pa ndikuar në masën muskulare. Gjitahshtu një aktivitet fizik i shëndetshëm.

 

Liposuzioni është një operacion i lehtë dhe jo shumë impoenjativ për pacientin.

Gjithmonë kryhet një konsultë paraprake me specialistët tanë për të përcaktuar zonat që dëshironi te kryeni heqjen e dhjamit si dhe për të garantuar rezultatet e dëshiruara.

Kohëzgjatja e operacionit përcaktohet gjatë konsultës paraprake të kryer me kirurgun.

Liposucionit kryhet nën efektin e anestzise totale ose lokale me sedacion (në varësi të zonave).

Pas operacionit nuk mbeten shenja, pasi aspirimi i dhjamit realizohet nëpërmjet kanulave që realiozjnë një prerje minimaliste.

Përgjithësisht dhjamin e hequr pacientët zgjedhin ta injektojnë në zona te ndryshme të trupit si: vithe, gjoks apo fytyrë për të shtuar më shumë volumin.

 

Pas operacionit specialistët e klinikës Hemra do te ju pajisin me veshjen e përshtatshme që është në formë korseje dhe ndihmon për të mos u enjtur shumë në zonën që është hequr dhjami dhe do te mbahet për 3-javë pas operacionit.

 

Ju do të jeni gjithmonë në ndjekje nga stafi ynë mjekësor deri në rekuperim të plotë.

Merrni sherbimin me te mire!