LIP LIFT – Ngritja e buzës në mënyrë kirurgjikale

Sot kur bëhet fjalë për rimodelimin e buzëve gjëja e parë që na vjen në mendje është acidi hialuronik (filler) apo zmadhimi i buzëve me protezë, të cilët i japin buzës më shumë volum.

Por në rastet kur jemi lodhur nga filleri, nuk dëshirojmë protezën, nuk dëshirojmë të ndryshojmë formën e buzës, por duam thjesht të duket më e plotë, zgjidhja më e mirë është lifting i buzës për një rezultat permanent.

 

Kur rekomandohet Lifting I Buzës:

 

  • Kur buza e sipërme është vecanërisht e hollë;
  • Kur ka një distance të konsiderueshme midis buzës dhe hundës;
  • Kur pacientët dëshirojnë të rimodelojnë buzën e sipërme në mënyrë të qëndrueshme dhe pa përdorur acid hialuronik.

 

Lip Lift është një ndërhyrje mini-invasive që kryhet në sedacion dhe zgjat 40 – 50 minuta.

Kjo proçedurë ka për qëllim shkurtimin e hapësirës ndërmjet hundës dhe vijës së buzës së sipërme e njohur me termin “philtrum”.

Prerja kryhet në pjesën e poshtme të hundës dhe me kalimin e kohës kjo shenjë bëhet pothuajse e padukshme.

Rekuperimi është shumë I shpejtë dhe nuk është e nevojshme të paraqiteni në klinikë për mjekime, por vetëm për kontrolle rutinë që mund të realizohen edhe online me stafin tone mjekësor.

Ne jemi gjithmonë ne dispozicionin tuaj për cdo nevojë apo paqartësi që mund të keni.

 

Qëllimi ynë është t’u jap buzëve një pamje më rinore dhe harmonike, duke marrë rezultate jashtëzakonisht natyrale dhe permanente!

Merrni sherbimin me te mire!