MASTOPLASTICA RIDUTTIVA – Zvogëlim i Gjoksit

Kirurgjia e reduktimit të volumit të gjirit e njohur ndryshe si Mamoplastika Reduktive është një procedurë kirurgjikale plastike dhe estetike që ju lejon të zvogëloni dhe përmirësoni formën, përmasat dhe ngritjen e gjinjve duke i dhënë trupit përmasa proporcionale.

Interventi kirurgjikal Mamoplastika Reduktive mundëson gjithashtu eleminimin e crregullimeve të lidhura me vëllimin e tepërt të gjirit si; dhimbje në shpinë, cervikale, lumbare dhe mamare, dhimbje koke, probleme me frymëmarrjen, dermatit dhe ulçera në rripat e recipetave dhe në palosjen inframamare si dhe probleme psikologjike që vijnë nga kufizimet që mund të sjellë gjoksi shumë i madh në zgjedhjen e veshjes, në kryerjen e një aktiviteti sportiv, në jetën seksuale ose në sferën shoqërore të gruas.

Ndërhyrja kirurgjikale për zvogëlimin e gjoksit kryhet mbi moshën 18 – vjec, zgjat afërsisht tre orë dhe kryhet në anestezi të përgjithshme. Në varësi të kompleksitetit të ndërhyrjes, pacientët mund të qëndrojnë në spital 1 – 2 netë.

Operacioni i zvogëlimit të gjoksit, nuk kufizon ushqyerjen me gji të foshnjes, nuk rrit rrezikun e tumorit të gjirit dhe lejon kryerjen e të gjitha ekzaminimeve mjekësore si mamografia dhe ekografia.

 

Pas operacionit mbetet nje cicatrice në formë _I_ e cila me kalimin e kohës zbehet dhe merr ngjyrën e lëkurës, por nuk eleminohet.

Nëse interventi kryhet nga një specialist dhe në ambientet e sterilizuara dhe te autorizuara komplikacionet post-operatore janë të ulëta. Eshtë thelbësore të ndiqni me kujdes këshillat dhe udhëzimet që stafi ynë mjkësor do të ju rekomandojë para dhe pas operacionit.

Pas operacionit stafi do ju pajisë me reçipeta kirurgjikale të cilat janë të përshtatshme të vishen gjatë shërimit

 

Ju do të jeni ne ndjekje nga sepcialistët e Klinikës Hemera deri në rekuperim të plotë.

Merrni sherbimin me te mire!