OTOPLASTIKA – Rimodelimi Estetik i Veshëve

Otoplastika ose rimodelimi i veshëve është një ndërhyrje kirurgjikale e cila ndryshon formën ose madhësinë e veshëve.

Nëse nuk ju pëlqen forma e veshëve tuaj, duken shumë të hapur dhe nuk janë në harmoni me tiparet e tjera të fytyrës ky intervent është zgjidhja e duhur.

Gjithahstu Otoplastika mund të kryhet në rastet kur veshi ose veshët tuaj janë të paformuar për shkak të një dëmtimi ose defekti të lindjes ose për korrigjime apo deformime të ndryshme që mund të ketë kërci i veshit.

Otoplastika mund të kryhet që pas moshës 5-vjecare. Paraprakisht kryhet konsulta me kirurgun i cili vlerëson nëse rritja e veshëve ka përfunduar dhe më pas planifikohet ndërhyrja.

Zakonisht operacioni kryhet në anestezi lokale dhe rekuperimi është shumë i shpejtë për pacientin.

3-4 ditë pas mbahet një fasho e cila më pas për 5 ditë zëvendësohet me një fasho elastike e njëjtë me atë që përdorin lojtarët  e tenisit.

Për cdo shqetësim stafi i klinikës Hemra do të jetë në shërbimin tuaj!

Merrni sherbimin me te mire!