GLUTEOFILLING – Rimodelimi i Vitheve

Zmadhimi i Vitheve është një intervent kirurgjikal që shton volumin në vithe duke i dhënë një pamje më voluminoze, të plota dhe të rrumbullakëta.

 

Fatkeqësisht për shkak të mungesës së vëllimit në vithe shpesh herë edhe ushtrimet e shumta fizike nuk japin rezultatet që ne dëshirojmë. Fatmirësisht falë progresit në kirurgjinë estetike ju mund të rimodeloni të pasmet në mënyrë të sigurt dhe jo invazive duke mos pasur asnjë shenjë të dukshme.

 

Kirurgët e Klinikës Hemra sygjerojnë metodën Gluteofilling që është injektimi i vetë dhjmait tuaj në vithe për një rezultat sa më natyral.

 

Rekomandohet gjithmonë që paraprakisht të kryeni një konsultë me kirurgët tanë për të përcaktuar zonat në të cilat dëshironi të realizoni heqjen e dhjamit.

 

Interventi kryhet nën efektin e anestezise totale dhe kohëzgjatja e operacionit përcaktohet gjatë konsultës nga afër me specialistët tanë.

Rekuperimi është shumë i shpejtë dhe i lehtë për pacientin.

 

Pas operacionit specialistët e klinikës Hemra do te ju pajisin me veshjen e përshtatshme që është në formë korseje e cila ndihmon për të parandaluar edemat dhe do te mbahet për 3-javë pas operacionit.

50% e dhjamit të injektuar përgjithësisht absorbohet, pra ikën që në muajin e pare dhe pjesa tjetër mbetet permanente.

 

Koha e rekuperimit varion rreth 8-10 ditë dhe gjatë kesaj kohë stafi ynë mjekësor do të kujdeset që rekuperimi për ju të jetë sa më i lehtë dhe më i shpejtë.

Merrni sherbimin me te mire!