BLEFAROPLASTIKA – Rimodelimi i Qepallave të syve

Blefaroplastika është një operacion që korrigjon lëkurën e tepërt të qepallave dhe qeskat poshtë syve.

 

Në cilat raste rekomandohet Blefaroplastika:

  • Ne rast të qeskave të syve, që krujohen nga akumulimi i yndyrës periorbitale;
  • Sy të varur, formë e varur e qepallave, duke dhënë një pamje të trishtuar dhe të lodhur;
  • Lëkurë e tepërt në qepallat e sipërme të syve;
  • Rrathët e errët dhe depresioni periorbital i lëkurës.

Konsulta paraprake me kirurgun përcakton se cila procedurë është më e përshtatshme për përmirësimin estetik të synuar.

Blefaroplastika mund të kryhet në qepallat e sipërme, të poshtme ose të dyja.

Pas operacionit Blefaroplastika e Sipërme krijohet një prerje përgjatë linjës natyrale të qepallës dhe ndonjëherë mund të dali disa milimetra nga harku orbital.Qepjet bëhen në mënyrë të tillë që të minimizojnë plagët, të cilat në çdo rast do të përputhen me palosjet natyrale të qepallave të sipërme.

Ndërsa gjatë rimodelimit të qepallave të poshtme prerja bëhet disa milimetra nga kufiri i poshtëm ciliar.Kirurgu ndan indin e lëkurës nga dhjami dhe indi muskulor, duke eliminuar pjesët e tepërta, siç janë qeset poshtë syve. Qepjet post-interventit janë të padukshme.

 

Interventi kryhet në anestezi lokale të kombinuar me Sedacion, për të mos qenë plotësisht vigjilent gjatë operacionit.

 

Pas ndërhyrjes rekomandohet që pacientët të qëndrojnë me kokën lart, për të shmangur edemat, të cilat mund të zgjasin 1-2 javë, por reagimi është individual.

Merrni trajtimin më të mirë