BLEFAROPLASTIKË

Është një ndërhyrje kirurgjikale estetike që ka si qëllim “të lehtësojë” vështrimin, duke ndërhyrë në mënyrë preçize përgjatë linjës natyrale të qepallave nëpërmjet eliminimit të lëkurës, qeskave dhe dhjamit të tepërt, pa lënë shenja të dukshme. Ky operacion, ashtu si çdo trajtim tjetër estetik që ofron rezultate optimale, ndikon shumë edhe në rritjen e vetëvlerësimit dhe optimizmit të klientit. Edhe personazhe të njohura si Chuck Norris i janë drejtuar kirurgut estetik për të rimodeluar qepallat dhe eliminuar qeskat poshtë syve. Teorikisht, rezultatet e arritura, në varësi të moshës kur kryhet operacioni, janë të përhershme, por për shkaqe fiziologjike të procesit të plakjes ato do të zgjasin të paktën 10 – 15 vjet. Blefaroplastika rikthen një fytyrë dhe një vështrim të freskët, plot hijeshi dhe përmirëson ndjeshëm fushëpamjen. Ju këshillojmë procedurën e blefaroplastikës në rastet kur keni: qeska rreth syve si pasojë e grumbullimit të dhjamit, lëkurë të tepërt mbi sy dhe qepalla të rëna që rëndojnë pamjen dhe paraqesin vështrim të lodhur, qepalla të varura, qeska poshtë syve, si pasojë e kalimit të viteve apo edhe e trashëgimisë familjare

Merrni trajtimin më të mirë